Edhe këtë të enjte qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 117-të.
Si çdo pasdite, pas orës 18:30, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale./Euronews.
The post Dita e 117-të e protestës në Shqipëri, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë appeared first on Alsat.
