Kosova e ka nisur më këmbë të mbarë në Ligën e Kombeve, në Ligën B. Dardanët mundën 1-0 Irlandën, në sfidën e luajtur në “Fadil Vokrri”.
Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 21-të, ku Vedat Muriqi kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij me të djathtën shkon jashtë kuadratit.
Në minutën e 28-të, Muriqi kishte shansin e artë për të gjetur golin, por goditja e sulmuesit u ndal në momentin e fundit nga njëri prej kundërshtarëve, kur topi po shkonte drejt rrjetës.
Në minutën e 39-të, Dion Gallapeni kroson në zonë, Muriqi godet me kokë, por Kelleher bën një super pritje. Edhe pse dominoi plotësisht kundërshtarin, Kosova nuk e gjen dot golin dhe pjesa e parë mbyllet 0-0.
Edhe pjesa e dytë nën ritmet e të parës. Dominon Kosova, por vuan shumë për golin. Sfida u zhbllokua në minutën e 82-të, ku pas tentativës së parë të Ermal Krasniqit, e ndalur nga traversa, Vedat Muriqi tregohet i vëmendshëm dhe dërgon topin në rrjetë.SHIKOGOLIN
Në minutën e 86-të, top fantastik i Milot Rashicës brenda në zonë, Muriqi e ul bukur, por Krasniqi nuk godet në mënyrën e duhur. Në minutat e fundit, pati kohë edhe për Erblin Osmanin, ndeshja e tij e parë me Kosovën.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Kosova fiton 1-0. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Austria fitoi 3-1 ndaj Izraelit.
The post Liga e Kombeve: Kosova e nis me këmbë të mbarë, fitore plotësisht e merituar ndaj Irlandës (video) appeared first on Telesport.
