Janë luajtur ndeshjet e fazës eliminatore të Kupës së Federatës në basketboll për meshkuj, duke përcaktuar tri skuadrat që avancojnë më tej. Në gjysmëfinale ishte kualifikuar direkt Besëlidhja kampione.
Në Fier, skuadra e Apolonisë fitoi 105-99 ndaj Elbasanit, në një ndeshje të ekuilibruar. Vuan disi por fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 83-68 Pogradecit. Pa probleme fiton Skënderbeu, që mundi 107-79.
Të shtunën do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Federatës për meshkuj e femra, ndërsa të dielën do të luhen finalet.
Kupa e Federatës-Meshkuj (eliminatore)
Apolonia – Elbasani, 105-99
Tirana – Pogradeci, 83-68
Skënderbeu – Kamza Basket, 107-79
Gjysmëfinale
Tirana – Apolonia
Besëlidhja – Skënderbeu
Kupa e Federatës-Femra (gjysmëfinale)
Flamurtari – Studenti
Tirana – Partizani
The post Basketboll-Kupa e Federatës/ Përcaktohen sfidat gjysmëfinale për meshkuj e femra appeared first on Telesport.
