Kryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, është prononcuar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij që të mos shqetësohen nga spekulimet dhe kalkulimet politike.
Mexhiti ka theksuar se vendimet gjatë rrugëtimit të tyre politik janë marrë gjithmonë pas diskutimeve të përbashkëta dhe se betejave, parimeve dhe qëndrimeve të tyre u kanë qëndruar besnikë deri në fund.
“Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë”, ka shkruar Mexhiti.
Ai ka shtuar se do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për një qëllim të vetëm – të bëjë më të mirën për qytetarët.
Mesazhin e tij, të publikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mexhiti e ka përmbyllur me fjalët:
“Rrini rahat! Nga Amerika e lirisë, përzemërsisht, Izeti!”
