Ndryshe nga sa dukej deri sot pasdite, pra qe e jepnin si titullar, për Rafael Leaon pritet nje tjeter ndeshje duke e nisur nga stoli me Milanin. Ditën e djeshme trajneri Paulo Fonseca provoi numrin 10 së bashku me titullarët, ndërsa në stërvitjen e sotme portugezi nuk ishte mes tyre dhe do te ulet ne stol ndaj Monza-s.
Nëse zgjedhja konfirmohet, do të ishte përjashtimi i tretë radhazi nga njëmbëdhjetëshja për Leaon. Një sinjal i fortë dhe i qartë se cilat janë hierarkitë e reja të sulmit kuqezi në mendjen e Paulo Fonseca dhe të cilat, në mënyrë të pashmangshme, do të çojnë në diskutime të reja për këtë çështje.
Orët e fundit ishte Fabio Capello ai që tha për momentin e vështirë që lojtari po përjeton te Milani: “Gjithçka është thënë tashmë. Një lojtar me cilësi të mëdha, por pak dembel. Nëse vazhdon kështu, ai do të mbetet një lojtar i madh i papërfunduar”.
Megjithatë, pas ndeshjes së humbur ndaj Napolit, ishte vetë trajneri i kuqezinjve që shpjegoi këndvështrimin e tij në lidhje me bashkëkombasin e tij: “Për mua është e vështirë të vendos për momentin. Leao po punon për t’u rikthyer në stërvitje, për mua kjo është gjëja më pozitive”.
The post Tjetër vendim “gozhdues” ndaj Leaos: nuk i kishte ndodhur kurrë te Milani në vitet e fundit appeared first on Telesport.

