Ashtu siç edhe pritej përballja mes Anglisë dhe Spanjës po dhuron spektakël. Pjesa e parë në “Wembley” është mbyllur 2-1 për anglezët. Kampionët e Botës në fuqi kaluan në avantazh që në minutën e dytë.
Një gafë e pafalshme e Marc Guehi, i cili tregohet komplet i pavëmendshëm, situatë nga e cila përfiton Lamine Yamal. Ylli i Spanjës nuk e kishte aspak të vështirë për të dërguar topin në portën e mbrojtur nga James Trafford.
Në minutën e 9-të, Torres gjen golin pas një krosimi në zonë të Fabian Ruiz nga goditja e dënimit, por anullohet për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 16-të, pasim i shkëlqyer i Yamal për Ferran Torres, por ky i fundit nuk arrin dot të mposht Trafford. Në minutën e 27-të, tjetër mundësi e mirë për Torres, që sërish nuk arrin dot të dërgojë topin në rrjetë.
Në minutën e 30-të, anglezët pretendojnë për një penallti pasi Myles Leëis-Skelly rrëzohet në zonë pas një kontakti me kundërshtarin. Arbitri vazhdon lojën normalisht.
Në minutën e 36-të, kundërsulm model i anglezëve që gjejnë golin e barazimit me Anthony Gordon, pas asistit fantastik të Jude Bellingham.
Në minutën e 40-të, Anglia gjen golin e dytë. Krosim i Nico O’Reilly, godet me kokë Harry Kane. Cucurella i pafat, dërgon topin në portën e tij. Në minutën e 45-të, një krosim i Cucurella përplaset në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Anglinë.
The post Spektakël në “Wembley”, Anglia përmbys për 4 minuta Spanjën në pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.
