“Kuqezinjtë” mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë ndaj Bjellorusisë, në një ndeshje mjaft të baraspeshuar.
Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 32-të, kur Kristjan Asllani ishte i saktë nga pika e bardhë, pasi një lojtar i Bjellorusisë shkaktoi 11-metërsh me një ndërhyrje të panevojshme.
Në fundin e pjesës së parë, në 42+2, Ernest Muçi shënoi golin e dytë për Shqipërinë, duke i dhënë skuadrës kuqezi një avantazh të rëndësishëm para pushimit.
Pas 45 minutave, Shqipëria kryeson 2-0 dhe është në rrugën e duhur për ta nisur me rezultat pozitiv këtë cikël të Ligës së Kombeve.
