Në ditën e ditëlindjes së tij të 50-të, Francesco Totti foli gjerë e gjatë për karrierën e tij dhe u ndal në disa momente të veçanta, në një intervistë për Corriere dello Sport.
Legjenda e Romës u pyet se me kë do të kishte dashur më së shumti të luante krah për krah. “Ronaldo, ‘Il Fenomeno’. Do ta kisha bërë të shënonte trefishin e golave që shënoi në të vërtetë. Do të kishim luajtur së bashku me sy mbyllur”, tha me plot bindje Totti.
Kur iu kërkua të zgjidhte mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, Totti refuzoi t’i veçonte ata dhe dha një përgjigje diplomatike.
“Ata janë dy lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit, sepse Maradona nuk hyn as në renditje; ai ishte superior ndaj të gjithëve. Do të kisha dashur të luaja me të dy”, u përgjigj Toti.
Sa u përket bashkëlojtarëve që pati në të vërtetë, Totti përmendi dy emra. “Ata me të cilët shkoja më mirë? Do të thoja dy: në fushë me Cassanon, jashtë fushe me Candela”, tha Totti.
Ish-ylli i Italisë ishte po aq i drejtpërdrejtë edhe për trajnerët që ka punaur gjatë karrierës së tij. “Do të thoja se Mazzone dhe Zeman më kuptonin më së miri, ndërsa Carlos Bianchi më së paku; ai donte të më largonte”, përfundoi Totti.
The post “Po të kisha luajtur përkrah tij, ai do të kishte shënaur trefishin e golave”, Totti rrëfehet në ditëlindjen e tij të 50-të appeared first on Telesport.
