Pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, Kosova do të përballet sot në Vienë ndaj Austrisë, në ndeshjen e dytë në grup në Ligën B, për Ligën e Kombeve.
Në dallim nga ndeshja e parë në Prishtinë, Franco Foda ka bërë dy ndryshime në formacion. Ron Raçi është në vend të të dëmtuarit Albian Hajdari në qendrën e mbrojtjes, ndërsa në sulm trajneri slloven ka preferuar Ermal Krasniqin nga minuta e parë ne vend të Zhegrovës.
Austria XI: Zawieschitzky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wober; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu.
Kosova XI: Muric; Raçi, Dellova, Krasniqi; Gallapeni, Avdullahu, Hoxha, Vojvoda; Krasniqi, Zabërgja; Muriqi
The post Zhegrova në stol, Franco Foda me surpriza ndaj Austrisë. Mësohen formacionet zyrtare appeared first on Telesport.
