Xavi Hernandez ka marrë fitoren e parë si trajner i Holandës. “Tulipanët” fituan 1-2 në Beograd ndaj Serbisë, në ndeshjen e dytë në Ligën A, në Ligën e Kombeve.

Në minutën e 17-të, Cody Gapko la fushën e lojës i dëmtuar. Në vend të tij u fut Ruben van Bommel. Sfida u zhbllokua në minutën e 30-të, ku Holanda gjeti golin me Mexx Meerdink, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë të Aleksa Terzic ndaj Crysencio Summerville.

Në minutat 37-të dhe 38-të, Holanda pati dy mundësi të mira shënimi me Micky van de Ven dhe Denzel Dumfries, por portieri serb Vanja Milinkovic-Savic u tregua i saktë me pritjet e tij. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për “Tulipanët”.

Serbia e nis mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 46-të, me të sapo futurin Luka Jovic.

Në minutën e 54-të, Rubin van Bommel iu afrua golit të dytë për Holandën, por Milinkovis-Savic e devijoi goditjen dhe topi u përplas në shtyllë. Në minutën e 59-të, goditje e rrezikshme e Tijjani Reijnders, por përfundon pak sipër traversës.

Në minutën e 68-të, Holanda gjen golin e dytë me debutuesin Mexx Meerdink, 23 vjeç, i cili shënoi dopietë sot, këtë herë pas një topi të gjatë në zonë dhe kombinimit të bukur me Guus Til. Holanda fiton përfundimisht 1-2. Ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet në mbrëmje mes Gjermanisë dhe Greqisë.

Në Kopenhagen, Danimarka fitoi 2-0 ndaj Uellsit. Një autgol i Ben Davies dhe goli i Gustav Isaksen, i dhanë fitoren nordikëve. Ndeshja tjetër e këtij grupi është supersfida mes Norvegjisë dhe Portufalisë, që do të luhet pas pak.

SHIKOGOLAT

The post Liga e Kombeve: Xavi Hernandez shijon tre pikët e para, çfarë debutimi nga ylli 23-vjeçar i “Tulipanëve” (video) appeared first on Telesport.