Lamine Yamal rrëfen anën më private të jetës së tij dhe vështirësitë e përjetuara në Rocafonda, duke theksuar lidhjen e fortë me familjen: “Askush nuk e njeh Lamine e vërtetë. Absolutisht askush. Vetëm rrethi im i ngushtë e di çfarë mendoj dhe si jam. Njerëzit nuk e kanë idenë më të vogël”.
Për lagjen e tij, të cilën e kujton edhe me numrin “304” pas golave, ai thotë: “Aty, sa më pak të dinë njerëzit për ty, aq më i lumtur je, aq më e qetë është jeta. Më pëlqen jeta si futbollist, por dua edhe të jetoj në paqe, një jetë normale”.
Për presionin në futboll: “Ka momente kur më pëlqen presioni. Më pëlqen të luaj kur pritshmëritë janë të mëdha”. Por përgjegjësia e vërtetë, sipas tij, lidhet me familjen: “Kam vuajtur, kam luftuar bashkë me ta dhe kemi kaluar momente të vështira. Duhet të kujdesem për familjen time”.
Dhe kujton sakrificat e prindërve: “Kam parë nënën time të luftonte që unë të luaja futboll. Kam parë babanë tim të mblidhte hekurishte nëpër rrugë që unë të mund të haja. Kjo është frika e vërtetë për jetën”.
The post Yamal rrëfen dramën e tij fëmijërore: Babai im mblidhte hekurishte që unë të mund të ushqehesha appeared first on Telesport.
