Me një gol në minutën e 74-t, sulmuesi spanjoll Mikel Oyarzabal vendosi fatin e ndeshjes së Nations League kundër Anglisë në “Wembley”, të cilën Spanja e fitoi me rezultatin 2-3.

Sulmuesi, duke komentuar këtë sukses, tha: “Mendoj se e nisëm mirë ndeshjen; gjërat u komplikuan drejt fundit të pjesës së parë, por u përmirësuam në pjesën e dytë. Në përgjithësi, jam i lumtur. Fitorja mbetet fitore dhe këto janë tri pikë të tjera të siguruara.”

“Duhet të përpiqesh t’i shfrytëzosh momentet vendimtare; kur situata bëhet e vështirë, duhet të japësh maksimumin dhe të minimizosh dëmin. E dinim se do të kishim mundësi për të goditur dhe duhej t’i shfrytëzonim ato“, tha Oyarzabal.

Ai flet për penalltinë e humbur të Kane: “E tillë është natyra e futbollit, gjithçka varet nga detajet e vogla dhe këtë herë fati ishte në anën tonë. Ishte një moment kthese që na bëri të kuptonim se ishte e mundur… dhe ia dolëm mbanë.”

Në fund ai foli edhe për golin e tij: “Shpresoj të ketë edhe shumë të tjerë në të ardhmen. Kur nuk kontribuoj me gola, do të ndihmoj në mënyra të tjera po aq të rëndësishme, ashtu siç bënë edhe shokët e mi të skuadrës”.

The post Oyarzabal: Penalltia e humbur e Kane ishte pika e kthesës, këto janë 3 pikë të rëndësishme appeared first on Telesport.