Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé janë dy prej favoritëve për të fituar “Topin e Artë 2026”, ceremonia e të cilit do të zhvillohet në Londër në tetor. Emrat e sulmuesit të Barcelonës dhe atij të Real Madridit janë ndër më të përmendurit, së bashku me Harry Kane.

Ndërsa diskutimi vazhdon, Manolo Lama, në emisionin “El Partidazo”, tha se personalisht do t’ia jepte trofeun Lamine, për mënyrën e tij të të luajturit futboll: “Për mua, Lamine është futbollisti më i bukur për t’u parë. Çfarë do të thotë të jesh më i miri në botë? Më efektivi? Më i bukuri për t’u parë? Ai që ka më shumë trofe? Ai që bën më shumë driblime?

Unë, mes Lamine dhe Mbappé, nëse do të më duhej të paguaja një biletë, do të paguaja fillimisht për të parë Lamine. Nëse do të paguaja para për të parë një lojtar, do të paguaja për Lamine”.

 

 

 

The post “Nëse duhet të paguaj për të parë një lojtar, do ta bëja për Yamal përpara Mbappé” appeared first on Telesport.