Një nga transferimet surprizë që bëri Milan gjatë merkatos së fundit ishte edhe afrimi i Sankhoun Diawara nga Troyes për 3 milionë euro.
Deri tani 20-vjeçari francez nuk ka debutuar ende me Milanin. Amorim e vlerëson dhe vazhdon ta inkurajojë në stërvitje, seancë pas seance, por për momentin nuk e konsideron ende gati: vështirësitë fillestare të përshtatjes me futbollin italian dhe me një klub të madh si Milan ishin parashikuar.
Megjithatë, te Milan janë të bindur se në vijim qendërmbrojtësi francez do të ketë minutat e tij në dispozicion dhe nuk e mendojnë largimin e tij. Amorim po vlerëson momentin e duhur për ta aktivizuar, qoftë që nga fillimi apo gjatë ndeshjes. Qendërmbrojtësi i ri francez thjesht duhet të bëjë durim.
The post Zero minuta për një nga blerjet e verës te Milan, zbulohet plani i Amorim për qendërmbrojtësin appeared first on Telesport.
