Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, duke numëruar një fitore, dy barazime dhe dy humbje, në pesë javët e para në Premier League. Një nga repartet që nuk po bind këtë sezon është sulmi.
Në këtë situatë, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë piketuar emrin e duhur sipas tyre për të forcuar sulmin dhe kanë zgjedhur Nico Williams. Spanjolli ka lënë pas problemet fizike dhe është gati të bëjë sërish diferencën te Athletic Bilbao, por edhe në La Liga.
24-vjeçari ka një kontratë afatgjatë deri në vitin 2035 dhe ka një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh. Megjithatë, marrëveshje me Athletic Bilbao mund të arrihet edhe për 90 milionë euro.
Përveç Man. United, Williams ndiqet prej kohësh edhe nga Arsenal, por që nuk ka pasur ofertë konkrete.
The post Man. United projekton goditjen e madhe në sulm, 90-100 milionë euro për yllin e La Ligës appeared first on Telesport.
