Italia i gëzohet fitores së parë në Ligën A në Ligën e Kombeve, pasi mposhti Turqinë 1-4 në sfidën e luajtur në Bursa. Sfida u zhbllokua në minutën e 9-të, ku Alessandro Bastoni gjeti golin pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit.
Në minutën e 22-të, aksion i shpejtë i “Axurrëve”, goditja e Michael Kaoyde ndalet nga Bayindir, por Davide Frattesi ishte në kohën dhe vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë.
Në minutën e 27-të, tjetër aksion fantastik i italianëve që gjejnë golin e tretë me Kayode, pas asistit të Francesco Pio Esposito. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Italinë.
Turqit e nis vrullshëm pjesën e dytë, duke gjetur golin që në minutën e parë me Baris Yilmaz. Megjithatë, reagimi i italianëve ishte i menjëhershëm. Esposito dërgon me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga goditja e Sandro Tonalit. Rezultati final 1-4 për Italinë.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Belgjikë-Francë, sfida u vendos nga një gol i Michael Olise në fund të kohës së rregullt, duke i dhënë kështu fitoren “Gjelave” të drejtuar nga Zinedine Zdiane, që kryesojnë edhe renditjen me 6 pikë të plota.
Me disa nga yjet e lënë në stol dhe mungesën e Mbappe, Franca vuajti jo pak për të gjetur golin. “Fytyra” e ndeshjes ndryshoi kur u futën në fushë në pjesën e dytë emra si Dembele, Cherki e Olise.
Në minutën e 88-të, Olise tregon gjithë klasin e tij. Pas një topi të marrë në fushën e tij dhe pasi shmangu kundërshtarët që i dolën përpara, në fund anësori dërgoi topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
The post Liga e Kombeve: Italia me fitore bindëse ndaj Turqisë, Olise shpëton Francën (video) appeared first on Telesport.
