Pio Esposito shijon golin e shënuar me fanellën e Italisë ndaj Turqisë dhe ia dedikon gjyshes, e cila po kalon një periudhë të vështirë. Pas ndeshjes, sulmuesi foli për emocionin e ndarjes së fushës me vëllain e tij.
“Dua shumë t’ia dedikoj golin gjyshes sime, e cila po kalon ditë jo të lehta. Doja shumë të shënoja për t’ia dedikuar asaj”, – tha Esposito.
Më pas foli për vëllain: “Më kujtohet hera ime e parë dhe u përpoqa të mos ia shtoja presionin. Shpresoj ta ketë shijuar sa më shumë dhe shpresojmë ta ndajmë përsëri fushën bashkë”.
Sulmuesi theksoi edhe frymën me të cilën Italia e përballoi ndeshjen: “Kishim shumë dëshirë dhe entuziazëm, atë që duhet të kesh me këtë fanellë. Në futboll gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç dëshirojmë, por duhet ta kemi gjithmonë këtë qëndrim. Sot u argëtuam dhe mendoj se kjo u pa”.
The post Pio Esposito, në fushë me vëllain: Doja shumë të shënoja për t’ia dedikuar golin gjyshes appeared first on Telesport.
