Pas javës pushim që Chivu iu dha lojtarëve, Interi u rikthye të hënën në stërvitje në “Appiano Gentile”, duke nisur përgatitjet për rifillimin e kampionatit. Trajneri duhet të menaxhojë forcat për serinë e parë të ngjeshur të sezonit: 5 ndeshje në Serie A dhe 2 në Champions League gjatë tetorit.
Përveç derbit në transfertë ndaj Milanit, zikaltrit do të përballen në kampionat me Parma, Bologna, Fiorentina dhe Venezia, skuadra që aktualisht ndodhen nga vendi i 15-të deri në fund të tabelës. Parma është kundërshtari i parë, më 10 tetor në “San Siro”. Në Champions, zikaltërit do të luajnë ndaj Club Brugge dhe Shakhtarit, ndërsa 4 nga 7 ndeshjet e tetorit do t’i zhvillojnë në “San Siro”.
Kalendari i rivalëve:
Roma: Como (jashtë), Real Madrid, Geno, Slovan Bratislava (në shtëpi), Napoli (jashtë), Cagliari, Udinese (jashtë).
Lazio: Monza, Parma, Cagliari (në shtëpi), Juventus, Sassuolo (jashtë).
Milan: Sasuolo, Salzburg, Bournemouth, Udinese (jashtë), Atalanta, Bologna, Inter (në shtëpi).
Juventus: Cagliari, Celta Vigo (jashtë), Lazio, Rennes (në shtëpi), Lecce, Genoa (jashtë), Napoli (në shtëpi).
Como: Roma, Manchester United, Sassuolo, Venezia (në shtëpi), Feyenoord, Fiorentina, Torino (jashtë).
Napoli: Frosinone, Bodø/Glimt, Roma (në shtëpi), Villarreal, Venezia, Monza, Juventus (jashtë).
The post Interin e pret kalendar “bombastik”, por mund të jetë mundësi shkëputjeje në krye të Serie A appeared first on Telesport.
