Shqipëria e ka mbyllur në avantazh 0-2 pjesën e parë ndaj San Marinos, në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën C, në Ligën e Kombeve. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 21-të, ku pas një krosimi të Kristian Asllani nga goditja e këndit dhe prekjes me kokë të topit nga Rei Manaj, ishte Anis Mehmeti që gjendej në kohën dhe vendin e duhur, për të shtyrë topin në rrjetë. Ky është goli i parë i Mehmetit me fanellën e Shqipërisë.
Në minutën e 27-të, Shqipëria gjen golin e dytë. Rei Manaj lëshon një goditje të fuqishme dënimi, topi i grushtuar nga portieri vendas dërgohet në rrjetë nga Myrto Uzuni. U desh edhe konfirmimi i VAR për golin e sulmuesit beratas.
Pjesa e parë mbyllet 0-2 për kuqezinjtë, të cilët dominuan komplet ndeshjen dhe reuzltati mund të ishte më i thellë.
The post Liga e Kombeve: Shqipëria bën detyrën në pjesën e parë ndaj San Marino, Mehmeti e bën “sefte” (video) appeared first on Telesport.
