Te Barcelona është ndër lojtarët më të rëndësishëm dhe vendimtar, te Brazili jo. Raphinha gjithmonë ka bërë diferencën te katalanasit, ndryshe nga ajo që ndodh te kombëtarja braziliane, ku gjithmonë thuajse ka qenë në hije.
Carlo Ancelotti po përgatitet të ndryshojë qasjen e tij taktike duke ndjekur një model të suksesshëm të aplikuar te Barcelona. Italiani ka si synim të maksimizojë potencialin e Raphinha-s duke e zhvendosur atë në një rol më qendror në sulm.
Ky vendim i Carlo Ancelotti-t, është frymëzuar fuqimisht nga suksesi që Hansi Flick ka arritur me lojtarin te Barcelona këtë sezon, bën të ditur Globo Esporte. 29-vjeçari është shndërruar në një 9-ësh vdekjeprurës në “Camp Nou” këtë sezon dhe Ancelotti tani e sheh këtë si zgjidhjen për vështirësitë e fundit të Brazilit në fazën sulmuese.
The post Pse Raphinha nuk shkëlqen te Brazili njësoj si te Barcelona? Ancelotti e kupton “gabimin” dhe vendos të “kopjojë” Flick appeared first on Telesport.
