Videot intime që janë regjistruar në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila dhe kanë rrjedhur tashmë në internet, tregojnë një tjetër përmasë të re të skandalit. Në to, shfaqet edhe këngëtari i ri korçar G.H.

Episodi është raportuar nga portali “bufiiurtë” në qytetin e Korçës.

“Tjetër video skandal, Adi Hila ka kryer marrëdhënie edhe me meshkuj, “pre” këtë herë ka qënë këngëtari i ri korçar Genti Hoxha. Në video shihet qartë gjithçka ndërsa mendohet se Adi Hila i ka premtuar karrierën këngëtarit të ri në këmbim të favoreve intime”, raporton media.

Gjatë ditëve të fundit, opinioni publik është shokuar nga rrjedhja e disa videove intime nga një kamer që ishte vendosur në dhomën e gjumit të kompozitorit të njohur Adrian Hila dhe aludimet për personazhet e përfshirë janë të shumta.

Gjatë dëshmisë së tij para hetuesve, kompozitori Hila ka shpjeguar se kamerat janë vendosur për qëllime sigurie, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku banonte.

Adi Hila ka thënë se bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me synim mbrojtjen e pronës. Sipas deklarimeve, kamerat ishin vendosur në vite më parë, pra përpara publikimit të videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

The post Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18) appeared first on Veriu.info.