Në barazimin 1-1 mes Holandës dhe Gjermanisë, Juventus kishte dërguar përfaqësuesit e saj në “Johan Cruyff Arena”, për të vëzhguar dy nga yjet e “Tulipanëve”, Virgil van Dijk dhe Brian Brobbey. Sulmuesi i Sunderland luajti vetëm 35 minuta dhe më pas u largua i dëmtuar.

La Gazzetta dello Sport zbulon se emrat e dy lojtarëve të sipër përmendur janë në listën e Juventusit për merkaton e verës së ardhshme. Van Dijk është në vitin e fundit të kontratës me Liverpool dhe në rast mos rinovimi, mund të vijë si lojtar i lirë. Interesi për holandezin është shumë i madh, përfshi këtu edhe klube si Real Madrid dhe Barcelona.

Përsa i përket Brobbey, sulmuesi po tregon një nivel të lartë këtë sezon në Premier League. Ai është nën kontratë me Sunderland deri në vitin 2029. Aktualisht vlera e tij në Transfermarkt është 40 milionë euro.

The post Ideja e bujshme! Brobbey dhe Van Dijk drejt Serie A, zbulohet plani i dyfishtë i Juventusit appeared first on Telesport.