Gigio Donnarumma po përjeton momentalisht një nga momentet më të mira në karrierë. Portieri italian ka bërë paraqitje shumë të mira edhe me Man. City-n, po ashtu edhe me Italinë, në ndeshjet e fundit për Ligën e Kombeve.

Por, ashtu si të gjithë yjet e tjerë të Man. City, edhe italiani është një nga emrat që po përmendet shumë këto ditë për një largim të mundshëm nga “Qytetarët”, gjithmonë nëse këta të fundit marrin dënimin e rënda për 114 nga 115 akuzat për të cilat janë shpallur fajtor.

Në rast largimi nga City, Donnarumma pritet të rikthehet në Serie A, aty ku më parë ka veshur fanellën e Milanit. Në këtë rast, destinacioni më i mundshëm për italianin janë dy klube të tjera, Juventus dhe Inter.

Të dyja klubet kanë probleme me portën dhe po kërkojnë një portier elitar, Donnarumma mund të ishte padyshim zgjedhja ideale. Megjithatë, për momentin Donnarumma është i fokusuar totalisht te Man. City. Situata mund të ndryshojë vetëm në rast të një dënimi të rëndë të “Qytetarëve”, për të cilin duhet pritur fundi i sezonit.

The post Në rast largimi nga Man. City, këto janë dy destinacionet më të mundshme për Donnarumma-n appeared first on Telesport.