Holanda ka bërë detyrën më së miri në “Philips Stadion” në Eindhoven, duke fituar 2-1 ndaj Serbisë, në ndeshjen e katërt në grup, në Ligën A, në Ligën e Kombeve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të, Teun Koopmeiners ekzekuton në mënyrë perfekte goditjen e dënimit dhe topi përfundon në rrjetë. Reagimi i serbëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me Mihajlo Cvetkovic në minutën e 35-të, i cili shënon me kokë pas një krosimi në zonë.

Pjesa e parë u mbyll 1-1. “Tulipanët” gjetën golin e avantazhit në minutën e 71-të, me Joshua Zirkzee, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë.

Në Selanik, Greqia dhe Gjermania u ndanë në një barazim pa gola. Për gjermanët pati një gol të anulluar për Jonathan Burkardt në minutën e 33-të, për prekje me dorë të topit gjatë aksionit nga Tom Bischof.

Situata në grup pas 4 ndeshjeve, është e tillë:

1. Holanda 8 pikë
2. Greqia 8 pikë
3. Gjermania 5 pikë
4. Serbia 0 pikë

SHIKGOOLAT

The post Holanda bën detyrën në shtëpi ndaj Serbisë, Gjermania del me një pikë nga Selaniku. SITUATA NË GRUP appeared first on Telesport.