Davide Ancelotti ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, ku ka folur edhe për Real Madridin dhe José Mourinhon: “Historia e fundit e Realit tregon pse Mourinho është trajneri ideal në këtë moment. Ai është i dashuruar me Madridin dhe ka shumë motivim. Është diçka që e kam përjetuar edhe me babain tim.

Është ajo fazë e karrierës kur ke një mundësi të tillë dhe duket sikur rilind. Ky entuziazëm të infekton. Mendoj se aktualisht është trajneri ideal. E kam intervistuar Mourinhon edhe për kursin tim të trajnerit. Ka qenë gjithmonë shumë i sjellshëm dhe i dashur me mua, edhe kur jemi përballur si rivalë. Ai është pjesë e historisë së futbollit, ashtu si babai im.

Ndonjëherë e shoh veten te Mourinho. Ashtu si ai, nuk kam pasur një karrierë të madhe si futbollist profesionist dhe kam studiuar edukim fizik. Metodologjia e Mourinhos ishte shumë novatore kur nisi. Futbolli ndryshoi edhe falë tij. Po flas për futbollin, jo për personalitetin e tij. Ai është një fitues”.

Për Carlo Ancelottin: “Pas gjithçkaje që ka arritur, është në majë. Është një pikë referimi në profesion, për këtë nuk ka diskutim”.

Për një rikthim të babait në Madrid: “Shpresoj. Ai ka katër vite me Brazilin dhe nuk e di çfarë do të ndodhë më pas. Marrëdhënia e tij me Real Madridin është shumë speciale”.

Davide, trajner i Lille, shtoi: “Real Madridi është ëndrra e të gjithëve, sigurisht edhe e imja. Por duhet ta fitoj atë status duke fituar ndeshje. Mund të flasim tri ditë për ide dhe filozofi, por ajo që ka rëndësi është të fitosh”.

 

The post Davide Ancelotti: Ndonjëherë e shoh veten te Mourinho, babai mbetet një pikë referimi appeared first on Telesport.