Një pretendim i fortë është bërë në rrjetet sociale për pjesëmarrjen e Marsela Çibukajt në edicionin e ri të “Kënga Magjike”.
Ka qenë Elton Tozaj ai që ka deklaruar përmes një postimi në Instagram se këngëtarja është larguar nga gara, duke e lidhur këtë vendim me autorin e këngës, Adrian Hilën.
“Marsela Çibukaj largohet nga Kënga Magjike! Arsyeja, kënga ka qenë e kompozuar nga Adi Hila”, shkruan Tozaj.
Pretendimi është bërë në një kohë kur emri i kompozitorit Adrian Hila është përfshirë në një debat të gjerë publik pas qarkullimit online të videove intime. Për këtë çështje janë raportuar verifikime dhe hetime mbi origjinën dhe shpërndarjen e materialeve, ndërsa Hila ka mohuar se ka qenë ai që i ka publikuar.
Marsela Çibukaj ishte përmendur më herët si një nga artistet që do të merrnin pjesë në edicionin e ri të “Kënga Magjike”, pas rikthimit të saj në festival.
Megjithatë, deri tani, deklarata e Elton Tozajt mbetet një pretendim i pakonfirmuar zyrtarisht. Nuk ka ende një reagim publik nga Marsela Çibukaj apo nga produksioni i “Kënga Magjike” që të konfirmojë tërheqjen e këngëtares nga gara apo arsyen e pretenduar.
The post Këngëtarja braktis “Kënga Magjike”? Gazetari: Kishte kompozitor Ad Hilën appeared first on Veriu.info.
