Legjenda e Barcelonës, Andrés Iniesta, e konsideron të jashtëzakonshme ngjitjen e Lamine Yamal, duke vlerësuar talentin dhe trofetë e shumtë të fituar në një moshë kaq të re.

“Jo, nuk është normale, sepse nëse do të ishte, do të kishte shumë lojtarë të tjerë të aftë ta bënin. Nuk është normale dhe ajo që është e bukur dhe e rëndësishme në gjithë këtë është ambicia e tij, talenti natyral. Kur ndalesh dhe mendon për gjithçka që ka përpara në moshën e tij, është e mrekullueshme”, – deklaroi Iniesta në një bisedë me “Mundo Deportivo”.

Më tej, ish-mesfushori theksoi sfidën që e pret Yamal dhe lojtarët e tjerë të rinj të Barcelonës: “E vetmja gjë është se sfida e vërtetë për futbollistët dhe për skuadra si Barça është të përsëriten vit pas viti. Me fjalë të tjera, nuk ka rëndësi ajo që ke fituar tashmë, por ajo që duhet të vazhdosh të fitosh çdo sezon. Ky është çelësi dhe sfida me të cilën përballen tani këta djem, të cilët në moshën e tyre kanë fituar tashmë trofe shumë të rëndësishëm; disa prej më të rëndësishmëve në futboll. Tani e dinë se çdo vit duhet ta përsërisin këtë sukses”.

The post Iniesta kurorëzon Yamal: Nuk është normale; nëse ndalesh të mendosh për gjithçka që ka përpara… appeared first on Telesport.