Nëpunësit policorë ndaluan dje tre të mitur nga Shkupi, të cilët në park-pyllin Gazi Babë shkaktuan zjarr, me ç’rast dogjën bar të thatë, përcjell TV21. Zjarri u shua nga Brigada për Mbrojtje Kundër Zjarreve, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Punë të Brendshme Gazi Babë do të parashtrojë kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Gjithashtu, policia ndaloi një person 40-vjeçar nga Dibra, i cili gjatë pastrimit të arës së tij në atarin e fshatit Bomovë kishte djegur një sasi më të madhe bari të thatë, pas së cilës zjarri ishte përhapur dhe kishte përfshirë një sipërfaqe prej rreth 3.000 metrash katrorë. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa kishte intervenuar Njësia Territoriale Kundër Zjarreve nga Dibra.
