E ardhmja e Jules Kounde te Barcelona është vënë në pikëpyetje pasi francezi ka humbur tashmë vendin e titullarit dhe nuk gëzon si më parë besimin e Hansi Flick.

Kounde e ka nisur ndeshjen si titullar këtë sezon vetëm dy herë (nga gjithsej pesë paraqitje) dhe ndodhet në një situatë të vështirë, ndërsa prej muajsh qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm. Flick preferon më shumë Eric Garcia në krahun e djathtë, ndaj largimi i Kounde nuk do të përbënte problem për trajnerin gjerman.

Nëse të Barcelona mund të quhet tashmë që është një lojtar i padëshiruar, për francezin ka interes të madh në Premier League. Sport zbulon se janë Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City që interesohen për anësorin francez.

Kushti i vetëm që ka vendosur Barcelona është vetëm që duhet një ofertë mbi 75 milionë euro.

The post Te Barcelona nuk e ka vendin e sigurt, 5 klube të mëdha në garë për të padëshiruarin e Flick appeared first on Telesport.