Në vend që të udhëtojë me avion, piloti i Formula 1, Valtteri Bottas, ka vendosur që udhëtimin nga Malajzia në Singapor ta kryejë me biçikletë. Rruga që piloti i Cadillac po ndjek është e gjatë 357 km dhe ai pritet ta përshkojë atë në 4 ditë.
Në fakt udhëtimi nga pista e Sepang, ku u zhvillua gara e fundit deri në pistën qytetase të Singapor, nuk është shumë i gjatë. Bottas ka vendosur të udhëtojë me biçikletë, duke e dokumentuar udhëtimin minutë pas minute në rrjetet sociale.
Piloti finlandez duket se kërkon të hapë një kapitull të ri, duke e bërë këtë përmes pasionit të tij të madh: çiklizmit. Distanca është diçka më shumë se e një gare të F1 dhe sigurisht që për 37-vjeçarin nuk do të jetë një shëtitje e lehtë.
Valtteri Bottas, një çiklist i apasionuar që ka garuar më parë në gara të tipit “gravel” (terren i përzier), vendosi ta bëjë udhëtimin mbi dy rrota. Ai do ta përshkojë distancën me biçikletën e tij “Canyon” të tipit gravel.
Ai e organizoi itinerarin si një lloj “Turi i Malajzisë”, duke kaluar përmes xhunglave, zonave rurale dhe zonave kënetore. Megjithatë, finlandezi nuk mund të humbasë shumë kohë duke pedaluar.
Seanca e parë e provave të lira në Marina Bay zhvillohet të premten. Për të shmangur vapën mbytëse, Bottas pedalon rreth kohës së perëndimit të diellit. Ai i përshkoi 56,6 kilometrat e para për 2 orë e 8 minuta.

The post Befason piloti veteran i Formula 1, nga pista e Sepang në atë të Singaporit me biçikletë appeared first on Telesport.
