Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Real Madridi ka arritur marrëveshje totale me Arda Güler për rinovimin e kontratës. Marrëveshja është praktikisht e mbyllur dhe tani i takon klubit madrilen të vendosë se kur do ta bëjë njoftimin zyrtar.
Me kontratën e mëparshme që skadonte në vitin 2029, “Los Blancos” kanë vendosur ta sigurojnë për një periudhë afatgjatë të ardhmen e talentit turk, duke i akorduar edhe një rritje të rëndësishme të pagës, si shpërblim për vazhdimësinë dhe paraqitjet e tij në nivel shumë të lartë.
Mesfushori ofensiv turk, 21 vjeç, ishte ndër surprizat më të këndshme të sezonit të kaluar në Madrid. Edhe edicionin e ri e ka nisur në të njëjtën mënyrë, nën drejtimin e José Mourinho, duke regjistruar tashmë 1 gol dhe 3 asistime në 4 ndeshje.
The post Real Madrid “blindon” Güler, rinovim afatgjatë dhe rritje e rëndësishme e pagës së turkut appeared first on Telesport.
