Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, thotë se largimi i Erling Haaland nga fusha pas 67 minutash lojë kundër Portugalisë ishte një zëvendësim i planifikuar, mes shqetësimeve se sulmuesi mund të kishte pësuar ndonjë dëmtim.

Haaland u pa duke çaluar dhe më pas kërkoi të zëvendësohej gjatë humbjes së Norvegjisë në Nations League të dielën në mbrëmje, gjë që ngriti dyshime nëse ai mund të humbiste ndeshjen e Manchester City kundër Liverpool të dielën.

Megjithatë, Solbakken zbuloi se kërkesa e Haaland për t’u larguar nga fusha ishte pjesë e një plani për ta aktivizuar atë për pak më shumë se një orë, për shkak të lodhjes. “Ai na dhuroi 60 minuta të mira,” i tha Solbakken.

“Ai luajti 90 minuta dy herë, kundër Danimarkës dhe Portugalisë në ndeshjen e parë. Ishte i lodhur kundër Uellsit. Patëm një bisedë të hapur e të sinqertë të shtunën. I shqyrtuam të gjitha mundësitë që mund të kishte”, shtoi Solbakken.

Më tej, trajneri norvegjez tha: “Ndoshta mund të kishte luajtur edhe 45 minutat e fundit kundër Portugalisë. Ishte një mundësi që e diskutuam. Por ai ka ndjesi dhe përvoja të këqija lidhur me këtë”.

“Ai e ka provuar të aktivizohet gjatë lojës në Kupën e Ligës dhe nuk ka shkuar mirë. Jam shumë i kënaqur që ia doli të luante 60 minuta të mira. Uroj të jetë në 100% të formës këtë fundjavë me skuadrën e tij”, tha Solbakken.

The post Te City në ankth për Haaland pas zëvendësimit me kombëtaren, trajneri Solbakken zbulon gjendjen e sulmuesit appeared first on Telesport.