Rreth Vinícius Junior është përhapur në rrjetet sociale një nga teoritë konspirative më të çuditshme të vitit: ylli i Real Madridit dhe Brazilit nuk do të ishte më vetvetja, por një sozi, i vendosur në fushë për të mos humbur kontratat milionere reklamuese.

Teoria nisi në TikTok dhe X, pas publikimit të pamjeve të stërvitjeve të Brazilit në Australi. Disa përdorues vunë re se tatuazhet në kofshë dhe gju dukej sikur kishin ndryshuar ose ishin zhdukur. Në videot me rezolucion të lartë, tatuazhet shfaqen në vendet e zakonshme. Ndryshimi ishte thjesht pasojë e cilësisë së dobët të pamjeve, dritës dhe djersës.

Dyshimet u ushqyen edhe nga një ndryshim real. Në korrik 2026, Vinícius iu nënshtrua në Goiânia një procedure për “natyralizimin e fytyrës” ose harmonizimin e saj. Biostimuluesit, lazeri dhe ultratingujt i ndryshuan profilin e mjekrës dhe disa tipare të fytyrës.

Më pas teoria mori përmasa absurde. Në Brazil u përhap pretendimi se “Vinícíusi i vërtetë” ishte eliminuar ose rrëmbyer pas Botërorit. Në listën e të dyshuarve u përmendën CIA, familja “Rothschild” dhe një “elitë globale”.

Madje u rikthyen edhe parashikimet e influencueses dhe mediumes braziliane Vo Bahiana, e ndjekur nga 24 milionë persona, e cila kishte parashikuar një pushtim alienësh në Miami dhe rrëmbimin e Vinícius e Neymar nga një anije gjigante.

Ndërkohë, Real Madridi dhe CBF vazhduan ta grumbullonin e aktivizonin normalisht futbollistin, duke e cilësuar historinë si një “fake news”. Në fushë, Vinícius shënoi edhe me Brazilin, duke realizuar një penallti në fitoren 4-2 ndaj Australisë. As sozi, as anije kozmike; vetëm një kampion, viktimë e zhurmës së rrjeteve sociale.

The post Vinícius, nga ndërhyrjet estetike te komploti i sozisë së tij. Historia e një lajmi të rremë që u bë “viral” appeared first on Telesport.