Pavarësisht se nuk është një titullar fiks, Petar Sucic po tregon cilësitë e tij në ato minuta që ka marrë në dispozicion nga Cristian Chivu. Jo më kot për 22-vjeçarin kroat ka pasur interes të vazhdueshëm nga dy klubet e Premier League, Newcastle dhe Nottingham Forest.
Por, së fundmi për kroatin ka sinjale interesimi edhe nga Real Madrid. Pas tërheqjes së Toni Kroos dhe largimit të Luka Modriçc, Real Madridi nuk e ka kompletuar ende mesfushën, pavarësisht transferimeve të deri tanishme që janë bërë në këtë repart.
Sipas informacioneve të ekspertit të merkatos, Ekrem Konur, Real Madrid ka kthyer vëmendjen te mesfushori i Interit, i cili është nën kontratë me zikaltrit deri në vitin 2030. Largimi i tij nga Inter nuk është i pmaundur, por klubi zikaltër ka lënë të kuptohet se kërkon mbi 45 milionë euro për kartonin e tij.
The post Real Madrid hedh sytë nga mesfusha e Interit, 22-vjeçari kushton mbi 45 milionë euro appeared first on Telesport.
