Shqipëria ka gjetur avantazhin ndaj San Marinos, pas 11 minutash lojë, me një supergol të Kristian Asllanit.
Shqipëria kishte shansin e parë në minutën e 4-të, ku Kristian Asllani kishte një mundësi të mirë shënimi me kokë, pas krosimit të Elseid Hysajt nga krahu i djathtë, por goitja e mesfushorit përfundoi jashtë porte.
Në minutën e 7-të, aksion i bukur i kuqezinjve, Ernest Muçi ishte në një pozicion të mirë për të gjetur golin, por goditja e tij përfundoi sipër traversës.
Sfida u zhbllokua në minutën e 11-të, ku Kristian Asllani tundi rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca. Një gol vërtet i bukur i mesushorit Elbasanas. Shqipëria kalon në avantazh 1-0. SHIKOGOLIN
The post Shqipëria “zhbllokohet” shpejt ndaj San Marinos, çfarë supergoli nga Asllani (video) appeared first on Telesport.
