Rio Ferdinand ka kritikuar ashpër trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesus, duke e akuzuar atë për mungesë respekti ndaj Cristiano Ronaldos, pas situatës të krijuar së fundmi në kampin luzitan.

Ish-mbrojtësi i Manchester United beson se ish-shoku i tij i skuadrës, është trajtuar në mënyrë “të papërshtatshme” nga Jorge Jesus.

“Cristiano Ronaldo u vu në një situatë shumë të keqe dhe u trajtua në mënyrë të papërshtatshme. Ai ka një histori të jashtëzakonshme në futboll. Jorge Jesus nuk u soll mirë me Ronaldon dhe zgjodhi ta trajtonte në atë mënyrë, por unë nuk gjej dot asnjë shpjegim për këtë. Ky trajner mendon se është Alex Ferguson apo Pep Guardiola”, tha Ferdinand, në podkastin e tij “Rio Presents”.

The post “I duket vetja Alex Ferguson”, Ferdinand ndan qëndrimin e tij për situatën mes Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldo appeared first on Telesport.