José Mourinho është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij te Roma, përpara përballjes me verdhekuqtë në Champions League: “Më dhembi në zemër largimi. Nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë kurrë një fjalë e imja kundër Romës apo pronarëve të saj. Kur largohem, largohem i pastër dhe me ndjenjën se Roma do të jetë gjithmonë shtëpia ime”.
Portugezi kujtoi pritjen madhështore nga tifozët: “Kur mbërrita, mijëra njerëz dolën të më prisnin, ndërkohë që nuk kisha bërë ende asgjë. Unë nuk e meritoja, por kjo është Roma”. Mourinho theksoi se tifozët e kuptuan se për të ekzistonte vetëm Roma dhe romanistët. Ai kujtoi edhe trofeun e “Conference League”, që sipas tij “do të jetë gjithmonë aty”.
Për finalen e “Europa League” kundër Sevilla, të humbur me penallti, Mourinho tha se pas pushimeve u kthye “tashmë i vdekur”, duke fajësuar UEFA-n për pasojat e incidentit me arbitrin Taylor në aeroport. Pranoi përgjegjësinë për fyerjet ndaj gjyqtarit, por jo për atë që ndodhi më pas:
“Ditën e finales në Budapest u shkarkova. Kur u ktheva nga pushimet, isha tashmë i vdekur. Funerali ishte në janar, kur më pushuan…”
Mourinho tha se do t’i përshëndeste pa problem Friedkinët nëse do t’i takonte në tunel. Për rikthimin në “Olimpico” shtoi: “Është hera e parë që do të shkoj aty pa mbështetjen e tifozëve verdhekuq. Nuk pres kore apo banderola, vetëm shumë respekt”.
Në fund, ai foli edhe për Interin: “Ka gjithçka për të bërë një sezon më të mirë se vitet e fundit”.
The post Mourinho: Me Romën gjithçka përfundoi pas Budapestit, kur u ktheva isha tashmë i vdekur… appeared first on Telesport.
