Corinthians shënon kapitullin e radhës për ish-mesfushorin dhe trajnerin e Milan, Clarence Seedorf. Holandezi 50-vjeçar i bashkohet ‘Timão’ me një kontratë që zgjat deri në fund të vitit 2027, siç u njoftua nga klubi brazilian.

Pas njoftimit, Seedorf deklaroi: “Pranimi i kësaj sfide është nder, por edhe një përgjegjësi e madhe. Jam këtu për të dhënë maksimumin dhe për të ndërtuar një skuadër që lufton për çdo top, çdo minutë dhe çdo fitore.”

Presidenti i klubit Osmar Stabile, e mirëpriti me këto fjalë: “Është kënaqësi e madhe të kemi në ekip një profesionist të kalibrit të Seedorf. Zgjedhjen e bëmë bazuar në profilin e punës që parashikojmë për Corinthians dhe jam i bindur se ai dhe stafi i tij teknik do të na ndihmojnë ta kalojmë me sukses këtë fazë delikate të kampionatit brazilian.”

Marcelo Paz, drejtori sportiv i klubit, tha: “U desh një përpjekje e madhe nga të gjithë për ta finalizuar këtë marrëveshje. Seedorf është një profesionist shumë i kualifikuar dhe një sportist me shumë trofe e një karrierë të dëshmuar”.

“Ai ka luajtur më parë në ligën braziliane, gjë që ishte një faktor vendimtar në zgjedhjen tonë. Kemi zhvilluar bisedime të shkëlqyera dhe jemi gati ta nisim këtë bashkëpunim në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Paz.

The post Seedorf nis një aventurë të re, emërohet trajner i Corinthians: Nder dhe përgjegjësi ta pranoj këtë sfidë appeared first on Telesport.