Barcelona arriti një fitore të lehtë 3-0 ndaj Getafe në ndeshjen e fundit të La Liga, duke kryesuar me 24 pikë të plota pas 8 javësh kampionat. Gjithsesi, për trajnerin Hansi Flick nuk ishte e lehtë të fitoje pas një pushimi 3-javor.
“Nuk ishte e lehtë pas një pauze kaq të gjatë. Goli që u realizua herët na dha shtysë. Në fund, kontrolluam ndeshjen dhe kundërshtarin. Një fitore që na jep më shumë besim”, tha Hansi Flick, trajneri i Barcelonës.
“E përsëris, nuk është e lehtë të rikthehesh pas pauzës… kanë kaluar tri javë, shumë lojtarë kanë qenë të angazhuar. Nuk jam i kënaqur me atë aspekt. Duhet ta menaxhojmë këtë situatë“, tha trajneri gjerman.
Seria e golave u hap nga Anthony Gordon, i cili shënoi golin e tij të parë për Barçën: “Për mendimin tim, ai po bën shumë mirë, edhe më parë, kur nuk shënonte. Jemi të lumtur”.
“Kjo u pa edhe me kombëtaren: ai kishte vetëbesim. Ai shënoi. Ai kontribuon shumë: është i shpejtë, ka kontroll të mirë të topit, arrin gjithmonë te topat e vështirë, driblon mirë, krijon raste“, tha Flick.
The post Flick: Nuk ishte e lehtë pas një pushimi kaq të gjatë, Gordon po na befason, i lumtur që shënoi appeared first on Telesport.
