Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, ishte protagonist në fitoren 3-0 që “qytetarët” arritën ndaj Liverpool në “Anfield”, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Një sukses që i mban miqtë në krye të renditjes, ende të pamposhtur.

“Kjo është pjesë e Manchester City, që të qëndrojmë të bashkuar. Për çdo tifoz, ky është një moment i mrekullueshëm që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë”, tha sulmuesi norvegjez.

“Ishte një sfidë e vështirë, por sërish treguam karakter të jashtëzakonshëm, që nga Donnarumma e deri te lojtarët e vijës së parë. Jam shumë krenar për të gjithë“, tha më tej Haaland, që realizoi golin e parë.

Duke folur për atmosferën në Anfield, ai shtoi: “Jo domosdoshmërisht më e tensionuar. Ka qenë gjithmonë e vështirë të vije këtu në epokën e Pep dhe Klopp. Është koha për të qëndruar të fortë mendërisht”.

“Duhet të jemi të bashkuar dhe për t’u fokusuar te gjërat mbi të cilat mund të ndikojmë. Ajo që mund të bëjmë ne është të luajmë futboll të mirë dhe të luftojmë së bashku. Në fund të fundit, kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë“, tha Haaland.

The post Haaland: Një moment për t’u mbajtur mend gjatë, duhet të qëndrojmë të bashkuar appeared first on Telesport.