Shkup, 13 tetor 2026 – Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, nga sot do të mbrohet në liri, pasi i ka përfunduar afati ligjor i masës së arrestit shtëpiak.
Pas gati tetë muajsh nën këtë masë, Grubi tashmë mund të lëvizë lirshëm brenda vendit, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij për rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore” do të vazhdojë.
Sipas Gjykatës Themelore Penale në Shkup, masa e arrestit shtëpiak përfundon më 13 tetor, në përputhje me nenin 470 të Ligjit për Procedurën Penale, i cili përcakton afatin maksimal prej 60 ditësh nga dorëzimi i propozim-akuzës.
