Çmimet me pakicë të benzinave dhe dizelit mbeten të pandryshuara, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Do të rritet vetëm çmimi i mazutit.

Kjo nënkupton se çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 mbetet 98,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS – 98 do të shitet me çmim prej 100,50 denarë për litër. Edhe dizeli mbetet edhe një javë me çmim prej 97 denarë për litër.

I pandryshuar është edhe çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri i cili do të shitet me çmim prej 108,50 denarë për litër.

Mazuti nga mesnata do të rritet për 2,145 denarë për kilogram dhe çmimi i tij i ri do të jetë 51,742 denarë për kilogram.