Sipas Sky Sports, por edhe shumë burimeve të tjera mediatike nga Anglia dhe Gjermania, Kevin Schade pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së janarit.
Anësori i majtë gjerman po shkëlqen te Brentford, aty ku u transferua në vitin 2023 për 26 milionë euro nga Freiburg. I lindur në Potsdam, ai ka regjistruar 120 paraqitje për Brentford-in në gati katër vite deri më tani, duke shënuar 25 gola.
Këtë sezon, po ashtu po tregon një formë tejet të mirë, duke shënuar edhe 3 gola në 7 javët e para. Schade debutoi me Gjermaninë në mars të vitit 2023 dhe së fundmi siguroi një vend në formacionin fillestar për ndeshjet e para ndërkombëtare nën drejtimin e trajnerit të ri të Gjermanisë, Jürgen Klopp.
Anësori 24-vjeçar është nën radarin e thuajse të gjitha klubeve të mëdha të Premier League. Schade pritet të ndryshojë ekip gjatë merkatos së janarit, Brentford pretendon të paktën 70 milionë euro. Klubi anglez është i hapur për shitjen e Schade që në janar, duke ditur që i skadon kontrata në vitin 2028 dhe vetë lojtari nuk ka pranuar për një rinovim të ri.
The post Ylli i Gjermanisë gati për një transferim rekord prej 70 mln eurosh gjatë merkatos së janarit. Zbulohen disa nga detajet appeared first on Telesport.
