Në një intervistë të fundit për Gazzetta dello Sport, para përballjes së sotme në “San Siro”, babai i Nicolo Tresoldi-t, ka hedhur dritë mbi të ardhmen e të birit.
Italiani që ka vendosur të përfaqësojë Gjermaninë, aktualisht është pjesë e Club Brugge. Largimi i tij nga belgët, është vetëm çështje kohe, duke ditur interesin e shumtë të klubeve të tjera të mëdha.
Babai i tij, Emanuele, ka regjistruar 18 paraqitje në Serie A si mbrojtës i majtë me Atalantën (ndër të tjera), para se familja të zhvendosej në Hanover. Në intervistën e dhënë së fundmi, babai i Tresoldi-t la të kuptohej se i biri është një fans i madh i Milanit.
“Ai u dashurua me Kaka, Inzaghi-n dhe Pato dhe ishte e pamundur ta bindje të ndryshonte mendje”, tha fillimisht Emanuele Tresoldi. I pyetur në lidhje me një transferim të mundshëm te Inter, ai beson se kjo gjë është e pamundur duke ditur dashurinë e të birit për Milanin.
“Nuk jam i sigurt nëse do ta pranonte një gjë të tillë. Ndjenjat e tij si tifoz mund të mbizotërojnë. Ëndrra e tij është të veshë fanellën e Milanit”, shtoi Emanuele Tresoldi.
The post “Nuk ka për ta pranuar transferimin tek Inter, ëndrra e tij është të veshë fanellën e Milanit” appeared first on Telesport.
