Janë mbyllur ndeshjet e javës së parë të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione mposhti me lehtësi Partizanin me shifrat 112-52. Ndeshje në sens unik, ku për lezhjanët 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Surprizë fitorja 79-65 e Kamza Basket ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti”. Edhe pse vendasit e nisën mirë takimin, situata ndryshoi në periodën e dytë. Kamzalinjtë e thelluan diferencën në fund falë 28 pikëve të Mohammed.

Jashtë fushe fitoi edhe Teuta, që mundi 96-82 Flamurtarin. 3 lojtarë amerikanë të ekipit durrsak realizuan 68 pikë së bashku. Në Shkodër, Vllaznia mundi 97-80 Elbasanin, ndeshje ku shkëlqeu Hibbitt, autor i 29 pikëve.

Superliga-Meshkuj, java e parë

Vllaznia – Elbasani, 97-80

Flamurtari – Teuta, 82-96

Tirana – Kamza Basket, 65-79

Besëlidhja – Partizani, 112-52

Pogradeci – Skënderbeu, 89-119

Apolonia (pushim)

Renditja: Besëlidhja 2 pikë, Vllaznia 2 pikë, teuta 2 pikë, Kamza Basket 2 pikë, Skënderbeu 2 pikë, Pogradeci 1 pikë, Tirana 1 pikë, Flamurtari 1 pikë, Elbasani 1 pikë, Partizani 1 pikë, Apolonia 0 pikë.

The post Superliga: Besëlidhja nuk ndalet, Kamza Basket befason Tiranën, fitojnë Vllaznia e Teuta appeared first on Telesport.