Hansi Flick fitoi me përmbysje ndaj Galatasaray, por kërkon përmirësime: “Jemi të kënaqur me rezultatin. Luajtëm mirë në pjesën e parë, por kundërshtari pati një rast dhe shënoi. Reagimi ynë ishte shumë i rëndësishëm. Në Champions duhet të marrim vendime më të mira në një të tretën e fundit të fushës”.
Trajneri i Barcelonës vlerësoi vështirësinë e ndeshjes në Turqi: “Në këtë stadium dhe me këtë atmosferë nuk ishte e lehtë, ndaj jam shumë i kënaqur. Lamine Yamal nuk shënoi, por pati dy ose tri raste dhe dha dy asistime”.
Fermín López, autor i golit të dytë të Barcelonës pas një pasimi me kokë nga Lamine Yamal, vlerësoi bashkëpunimin mes tyre: “Për mua, Lamine është mik dhe shok skuadre shumë i mirë. E di gjithmonë që më kërkon me pasime dhe, kur ka topin, unë lëviz për të krijuar hapësirë. Është më i miri në botë. Kjo ndihet në fushë dhe është shumë e rëndësishme për ekipin”.
Fermín luajti 82 minuta, por paralajmëroi se skuadra nuk duhet të vetëkënaqet: “Jemi në nivel shumë të lartë, por kjo nuk mjafton. Sezoni është i gjatë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Na presin javë të rëndësishme dhe kundërshtarë shumë të vështirë, por jemi të përgatitur”.
Eric García vlerësoi paraqitjen e Yamal, pavarësisht provokimeve të Mario Lemina: “Lamine i kishte parasysh fjalët e Leminas, por zhvilloi një ndeshje shumë të mirë”.
Ndërsa Yamal foli për vështirësinë e ndeshjes: “Ishte një fushë e vështirë, me kundërshtarë që luftonin fort dhe kishin shumë cilësi. Jemi shumë të kënaqur me fitoren”.
Për driblimin e tij spektakolar, ai tha me humor: “Nuk e pashë, sepse isha në dush. Nuk e di, ishte pothuajse si një rabona. Në fund funksionoi dhe Gordon dha asistimin”.
The post Katalanasit në kor: Fitore e çmuar në një fushë shumë të vështirë appeared first on Telesport.
