Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, ka mbetur pjesërisht i kënaqur nga skuadra e tij pas fitores 6-3 ndaj Lask në Austri. Një sukses që rikthen buzëqeshjen te “reds” pas humbjes në shtëpi në Premier pak ditë më parë.

Protagonist ishte Bradley Barcola, autor i 3 golave: “Mendoj se luajti shumë mirë, jo vetëm për shkak të golave. Pati edhe raste të tjera për të shënuar, ishte vazhdimisht një kërcënim duke sulmuar hapësirat në thellësi”.

“Në stërvitje, ndonjëherë e kupton kur një lojtar është në formën e tij më të mirë, dhe për fatin tone dje ai tregoi nivelin që zotëron“, tha Iraola, që më tej foli edhe për Florian Wirtz: “Mendoj se ishte i jashtëzakonshëm kur kishte topin në zotërim”.

“Bëri pasime dinamike, dha asiste të mira dhe na ndihmoi të kontrollonim lojën. Veçanërisht në pjesën e parë, ai lëvizte lirshëm dhe gjente pozicione të favorshme. Ishte një ndeshje e mirë nga Florian“, shtoi trajneri spanjoll.

Nota negative duket se është mbrojtja, që pas 3 golave të pësuar ndaj City pësoi edhe dje 3 gola. “Ndoshta kjo është arsyeja pse trajneri nuk duhet t’i zëvendësojë të dy mbrojtësit e qendrës, por ne po fitonim tashmë 4-0”

“Duhet të mendosh edhe për ndeshjen e radhës dhe të ruash energjitë e lojtarëve. Në fund të ndeshjes nuk u mbrojtëm siç duhet“, tha Iraola.

The post Iraola: Janë kritikuar shumë por ata të dy shkëlqyen në Champions, mbrojtja nuk është ende aty ku duhet appeared first on Telesport.