Ish-mbrojtësi i Interit, tashmë komentator në “Sky”, analizon problemet taktike të skuadrës së Chivu. Beppe Bergomi, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli për gjendjen e Interit pas humbjes së bujshme në shtëpi ndaj Brugge, që nxori në pah dobësitë e zikaltërve.

“Në futbollin europian, çdo skuadër ka të paktën dy, tre ose katër lojtarë të shpejtë, të aftë për të fituar duelet një kundër një. Ne nuk i kemi. Prandaj, duhet të gjejmë gjithmonë rrugë dhe mënyra të tjera për të shkuar sa më larg.

Për shembull? Përmes lojës. Interi ka qenë gjithmonë shumë i aftë vitet e fundit për të kompensuar disa mangësi pikërisht përmes lojës dhe ekuilibrit. Tani Chivu dëshiron ta ngrejë vijën e presionit, që skuadra të luajë gjithnjë e më lart. Por kështu ekspozohesh shumë dhe humbet ekuilibrin për të cilin fola më parë.

Nuk e kam rishikuar ende të gjithë ndeshjen kundër Brugge, por ky është mendimi im pasi pashë përmbledhjen dhe golat, si dhe një vlerësim i përgjithshëm që kam prej kohësh për nivelin e futbollit europian”.

 

The post Bergomi: E pashë Inter–Brugge, kështu Chivu rrezikon shumë. Ky Inter nuk ka ekuilibër appeared first on Telesport.