Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka zhvilluar një takim me banorët e Çellopekut, së bashku me përfaqësues të koalicionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Jahiji e përshkroi takimin si një bashkëbisedim në “atmosferë të ngrohtë vëllazërore”. Të pranishëm ishin Erkan Arifi, Ridvan Ibraimi, Faton Ahmeti, Nebi Rexhepi dhe Emir Sulejmani.

“Çdo takim me banorët na kujton pse jemi këtu: për një Bërvenicë më të mirë për secilin qytetar. Energjia në fshat flet vetë, dita e fitores po afrohet!”, shkroi Jahiji.

Ai e përmbylli postimin me mesazhe për bashkim dhe mbështetje për Bërvenicën dhe Çellopekun, duke shprehur besimin për fitore në zgjedhjet lokale.

/Monitor.mk