“Nuk jam grindur me askënd. Dola nga fusha dhe godita lehtë stolin”. Sulmuesi i Juventusit, Francisco Conceição, sqaroi episodin e ndodhur pas zëvendësimit të tij në pjesën e dytë të ndeshjes së “Europa League” kundër Celta Vigos.
“Nuk kemi pasur asnjë bisedë me askënd nga stafi. Hyra brenda dhe ndërrova fanellën. Është e rëndësishme që të dalë e vërteta, jo këto gjëra. Më mirë të flasim për tri pikët që fituam”, – deklaroi portugezi për “Sky”.
Juventusi regjistroi fitoren e dytë në po aq ndeshje në Europë. “Në pushimin mes pjesëve, trajneri na tha se nuk do të fitonim nëse vazhdonim si në pjesën e parë. Vonoheshim në duele dhe në veprime. Në pjesën e dytë dhamë një përgjigje të shkëlqyer”, – shpjegoi Conceição.
Tani bardhezinjtë përballen me Lazion, që po kalon një formë të mirë. “Duhet të nisemi nga pjesa e dytë në Vigo. Duam të jemi në krye të renditjes dhe ta sigurojmë fitoren në shtëpinë tonë”, – përfundoi ai.
The post Conceição: A bëra sherr gjatë zëvendësimit? E pavërtetë, vetëm godita pak stolin appeared first on Telesport.
